D.T.W-2005
KOMPANI EKSPERTE NË RICIKLIMIN, PËRPUNIMIN DHE TREGTIMIN E MBETJEVE METALIKE ME NGJYRE JO-FERORRE.
Përfitimet e riciklimit të skrapeve te metaleve jo-ferrore
- Ruajtja e burimeve tona natyrore;
- Zvogëlimi i gazeve serrë dhe ulja e ndotjes se ujit nga riciklimi;
- Zvogëlimi i deponimit të metaleve që mund të ishtin ricikluar;
- Përfitimi më i rëndësishëm është kursimi i konsiderueshëm i energjisë nga riciklimi i skrapeve në krahasim me prodhimin e lëndëve të para, mbi mjedisin dhe ekonominë tonë.
Vlerat e D.T.W-2005
Seriozitet
Ne veprojmë bazuar në parimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm, në lidhje me njerëzit, mjedisin dhe shoqërinë. Kjo ka të bëjë me proceset tona të brendshme, planifikimin dhe zhvillimin e produkteve, marrëdhëniet që ndërtojmë me partnerët, ofruesit dhe komunitetet lokale.
Efektiviteti
Ne veprojmë përmes punës ekipore, përkushtimit ndaj kompanisë dhe angazhimit ndaj klientëve tanë, të cilët janë në ballë të aktivitetit tonë. Në zhvillimin e marrëdhënieve te konsoliduara me klientët dhe duke ofruar zgjidhje të përshtatshme për të dyja palët. Ne i mbajmë premtimet tona për klientët tanë, duke u përpjekur për të arritur përmirësim të vazhdueshëm te mardhenieve.
Transparenca
Ne operojmë me transparencë; ne ruajmë dhe zhvillojmë një vend pune të sigurt me mundësi të barabarta për të gjithë. Ne gjithashtu kërkojmë komunikim të hapur me komunitetet lokale dhe të gjitha palët e interesuara.
Profesionalizem
Ne ekzistojmë dhe rritemi bazuar në besueshmërinë, varemi prej saj nga marrëdhëniet që ndërtojmë brenda dhe jashtë. Të gjitha aktivitetet dhe transaksionet tona përcaktohen nga përgjegjësia, integriteti dhe etika e biznesit.